Mijra hektarë tokë kanë humbur nga fondi bujqësor në bashkinë e Elbasanit nga gërryerjet e lumit Shkumbin dhe rrëshqitja e tokave nga shirat. Lumi Shkumbin përshkon Elbasanin mbi 30 km, dhe mbi 60% të pritave janë të sistemuar në vite, por pjesa e mbetur është e pasistemuar gërryhet vazhdimisht nga prurjet e lumit Shkumbin. Sipas drejtorit të emergjencave në bashkinë Elbasanit, Ndriçim Sinani në vlersimet që ata kanë bërë deri më tani janë mbi 15 hektar që ka humbur nga fondi bujqësor nga gërryerjet e lumit dhe për këtë është kërkuar nga fondi ministriesë së bujqësisë për ndërhyrjen me projekte , dhe me investime.