Procesi i numërimit po vijon në të gjitha qarqet e vendit.
Aktualisht janë numëruar votat për 1641 qendra votimi nga 5199 që janë gjithsej.
Ajo që vihet re më së shumti është numri i madh i votave të pavlefshme.
Gjer më tani, numri i votave të pavlefshme në rang vendi ka arritur një shifër rekord prej 24.651 votash.
Ndërkohë ka përfunduar procesi i numërimit në njësinë nr.10 dhe njësin e Bërzhitës në qarkun e Tiranës.
Gjithashtu është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Këlcyrës, Himarës dhe bashkinë minoritare të Pustecit.