Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e 3 personave, është regjistruar në Kosovë mbrëmjen e së shtunës.
Ngjarja ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit.
Siç raportojnë mediat në Kosovës, aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.
Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë tre personat që kanë vdekur në aksident. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur 5 persona.