Një grua rreth të 40-ave ka përfunduar në spital, pasi pa e ditur kishte përdorur hashashin si rigon në ushqimin që po gatuante.
Në emisionin “Aldo Morning Show”, korrespondenti i Vlorës, Albi, u shpreh se ky incident ka ndodhur pasi djali i saj, i cili konsumonte lëndë narkotike, kishte lënë qesen e hashashit mbi tavolinë.
Albi: Një grua rreth të 40-ave është shoqëruar për në spital. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur para disa ditësh dhe është një ngjarje shumë e vërtetë, ku i ka rënë, le ta themi, të fikët, por jo se vuante nga ndonjë sëmundje apo ku ta di unë, por ka qenë për fajin e djalit të saj. Djali konsumonte lëndë narkotike, tek pjesa e hashashit. Ka pasur një hashash në një qese të vogël dhe ngaqë ka qenë vetëm në shtëpi, e ka lënë atë mbi tavolinë. Gruaja pasi ka ardhur më vonë, e ka marrë dhe e ka quajtur në formën e rigonit dhje e ka hedhur përsipër në gjellë.
Aldo: Ishte hashash për përdorim vetjak?
Albi: Po po, normale për përdorim vetjak. E ka hedhur në gjellë dhe më pas i ka dhënë ato efektet e tjera, ku i ka rënë dhe të fikët.