GJKKO ka miratuar sot masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë mënyrë, Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK, për masë më të ashpër sigurie për Berishën, se sa ajo “detyrim paraqitje”, të cilën ish-kryeministri nuk e zbatoi.

Pas shtyrjes së vendimit disa herë gjatë javës, GJKKO dha vendimin këtë të shtunë. I pranishëm në seancë nuk ka qenë i pranishëm Berisha por ai u përfaqësua nga avokatët e tij.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.