Mori makinë me qira, por nuk e ktheu më atë, madje e shiti. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia tha se ka shpallur në kërkim një 25 vjecar.

Mësohet se kallëzimi është kryer nga një 38-vjecar i cili i dha makinën me qira të riut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 25 vjeçar, banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe pasi ka kallëzuar 38 vjeçari, se i ka dhënë me qera mjetin të riut, i cili nuk ia ka kthyer më, por e ka shitur.” -thuhet në njoftimin e policise/ abcnews.al