Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë Elbasan ka zhvilluar një tur takimesh e komunikimesh me biznesin e vogël në Njësinë nr.1 në Elbasan.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”,Llatja ka shprehur mbështetjen që i ofrohet kësaj kategorie falë buxhetit të rimëkëmbjes ekonomike.
Pas miratimit të projekt-buxhetit në Parlament ditën e sotme, biznesi i vogël është përfitues direkt nga paketat ekonomike, të cilat i mundësojnë lehtësimin e barrave fiskale në goditjet e tërmetit dhe pandemisë; paketa të zgjeruara ekonomike;taksë fitimi për këto biznese që nga 1 janari i 2021 si dhe vendosjen e pagës minimale prej 30.000 lekë të vjetra.