Juglindja e vendit është zbardhur nga bora gjatë së dielës. Ulja e temperaturave ka sjellë reshje intensive dëbore në Korçë.

Në Dardhë, Voskopojë e Vithkuq akset nacionale janë  të hapura për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë që gjatë natës dhe në mëngjes është ndërhyrë me mjete  borëpastruese dhe  hedhje kripe për të shmangur problematikat në lëvizjen e makinave

Reshje bore me intensive ka pasur në lartesitë mbi 1 200 m mbi nivelin e detit, në njësine administrative Vithkuq, të bashkisë së Korçës. Si pasojë  në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Por skuadrat e OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin  e energjisë.

Me anë të një postimi ne facebook zv.kryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje drejtuesve të  automjeteve që të bëjnë  kujdes në të gjitha zonat ku ka prezencë dëbore të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe përdorni zinxhirët, aty ku nevojiten

Por përtej vështirësive bora në  Korça ka tërhequr një sërë vizitorësh nga qytetet të ndryshme të vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike temperatuart e ulta  pritet të vijojnë përgjatë  ditëve në vijim duke u ulur edhe nën disa gradë nën 0./abcnews.al