Gjendet i pajetë një i moshuar në lagjen 17 të qytetit të Korçës.
Mësohet se disa ditë më parë e bija ka bërë deklarim në polici që ka humbur kontaktet me babain e saj.
Më datë 20.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja I. P., 61 vjeçe, banuese në Korçë, e cila kallëzoi se më datë 18.12.2023, është larguar nga banesa babai i saj shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Po punohet për gjetjen e tij, thuhej në njoftimin e policisë pak ditë më parë.
Pas disa ditëve kërkimi, babai i vajzës F.A., 87 vjeç, u gjet i pajetë nga banorët ndërsa trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së shtetasit, megjithatë gjithçka do të qartësohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.
Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ka njoftuar sot policia.