Një 45 vjeçare nga fshati Cukalat i bashkisë Dimal i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.
45 vjeçar Flutura Brahushi e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike është gjetur nga bashkëshorti i saj 74-vjeçar. Edhe pse është transportuar menjëherë drejt spitali të Beratit, ajo nuk ka mundur te shpëtoje nga vdekja.
Sipas fqinjës Nexhmije Zeqo, 45-vjeçarja kurohej për depresion. Jeta e saj ka qenë më vuajtje dhe vështirësi. Flutura ishte e divorcuar nga një martesë e parë, ku kishte dy fëmijë. Pas divorcit ajo është martuar me një person tjetër rreth 30 vjet të më të madhe nga vetja, ku kishte dhe dy fëmijë.
Martesa për here të dytë me një person tjetër me moshë më të madhe, duket se ka qenë dhe shkaku që fëmijët me burrin e parë nuk e pranonin si nënë. Kjo gjë që ka sjellë dhe rëndimin nga gjendja psikologjike.
Nexhmije Zeqo: Ishte njeri shumë i mirë, punëtore në kulm, por ishte e sëmurë, kishte kohë. Ishte me depresion, asaj i binte të fiktë që kur ishte me fëmijën e parë. Punonte me dhentë, me pula dhe i shoqi nuk e linte vetëm sepse e dinte që ishte e sëmurë. Bashkëshorti i saj është 74 vjeç. Ajo ishte e divorcuar, lindi djalin dhe vajzën me këtë burrin këtu dhe kalonin mirë shumë. Ai ishte në gjendje të vështirë se gruaja e parë i vdiq, ishte me sëmundje të keqe, hyri në borxh, e më pas mori këtë. Ishin punëtorë të mëdhenj të dy. Merreshin të dy me blegtori.
45-vjeçarja jetonte në një banesë të rrënuar dhe në kushte të vështira ekonomike.
Top Channel