Është shtyrë seanca për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 26 janar.

Seanca është shtyrë, pasi ka munguar një nga avokatët mbrojtës të një prej të arrestuarve.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve paraprake të SPAK ka rezultuar se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

/abcnews.al/