Një shtetas është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Sipas policisë, një 17-vjeçare ka kallëzuar një shtetas 17-vjeç pasi thekson se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur dhe verifikuar rastin.
Ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga 35 vjeçarin, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.
/abcnews.al/