Lulzim Basha, më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen e të dalë para mediave këtë të enjte në orën 17:00 ku ka thirrur një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur çështjeve që mund të marrin vëmendje.

  • Më e fundit lidhet me faktin pse nuk ka folur, më pas gjyqi për vulën e partisë, por edhe për Sali Berishën, masën e arrestit ndaj tij, por edhe fakti që nuk shkoi të votojë në seancë plenare për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.
  • Po ashtu interes ka edhe çështja e reformës zgjedhore, kujtojmë se një ditë më pare kryeministri Rama tha se mund të bëjë edhe pa komisionin bipartisan, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do i përgjigjet ftesës për bashkim të Boçit e Bardhit.