Një sherr mes të miturve është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia njofton se rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, dy 16-vjeçarë, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre.
Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat. Të miturit janë nën shoqërimin e prindërve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Top Channel