DVP Elbasan
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Peqin po punojnë për ndalimin e një 15-vjeçari, sepse dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, në banesën e një shtetaseje.
•Mbrëmjen e djeshme, në spitalin Rajonal të Elbasanit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një 17 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.