Alvaro Morata kërkon të qëndrojë te Juventusi, por bardhezinjtë nuk i kanë 45 milionët që duan drejtuesit e Atletikos. Gjithsesi, këta të fundit kanë vendosur të zbatojnë një plan për të provuar zhbllokimin e tratativës.

Trajneri Diego Simeone, i cili ka qenë gjithmonë një fans personal i Paulo Dibalës, i ka kërkuar klubit të provojë shkëmbimin kokë më kokë mes argjentinasit dhe spanjollit. Faktet thonë se Dibala, pas një sezoni më shumë jashtë sesa brenda fushe, ka pësuar një ulje vlere të frikshme, aq sa aktualisht përllogaritet vetëm 50-55 milionë euro.

Kjo është pak a shumë edhe vlera që i duhet Juves për ta blerë 100 për qind kartonin e Alvaro Moratës dhe siç nënvizojnë nga Spanja, ndoshta “Zonja e Vjetër” po joshet nga kjo ide. Madje, “Sport.es” beson se nëse në Torino nuk e kanë refuzuar këtë mundësi pas ofertës së bërë dje, Atletiko mund ta mbyllë tratativën për të bërë te vetin Dibalën nëse vendos që përveç kartonit të Alvaros të fusë në “peshore” edhe ndonjë shumë mes 5 ose 10 milionë eurove.

(E.H/Faxweb.al)