Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba , i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Republikë së Shqipërisë, Nikolin Staka dhe Vasil Sterjoski, ka zhvilluar një takim një takim zyrtar në komunën e Tearcës, në Maqedoninë e Veriut.
Me ftesën e Kryetarit të kësaj komune, z.Isen Asani, u zhvillua një vizitë e frytshme për marrdhëniet e mira me vendin fqinj.
Në qendër të takimit u diskutuan çështje të rëndësishme si bashkëpunimi dhe hartimi i projekteve mes dy vendeve, bashkëpunimi ndërkufitar për t’i hapur rrugë ekonomisë,zhvillimi i infrastrukturës, bujqësisë, turizmit.