Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dhe sfidat e saj të turit të katërt, me tetë skuadra që kanë prerë biletën për në çerekfinale.
Janë pikërisht 8 skuadra nga Superiorja ato që do të luajnë në turin tjetër, teksa asnjë nga Kategoria e Parë ose ato që u ngjitën sezonin e kaluar në Superiore janë eliminuar.
Të kualifikuarat janë: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.Për çerekfinalet do të ketë short, teksa do të ndahen në vazo. Në vazon e parë bëjnë pjesë: Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në të dytën janë Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni./ h.ll/abcnews.al