Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar jo zyrtarisht nga burimet e KESH.
Dorëheqja është për shkak të largimit në një detyrë tjetër. Për momentin nuk ka një emër të ri, teksa drejtimi i korporatës po bëhet aktualisht nga Ministria e Energjisë.Ergys Verdho erdhi në krye të KESH në qershor të vitit 2021, duke zëvendësuar në këtë detyrë Benet Becin, i cili dha dorëheqjen për shkak të angazhimive në politikë.