Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Dibër pasi tentoi të godiste me sëpatë bashkëshorten dhe një shtetas tjetër.
I arrestuari kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe më pas do zhvillonte seancën për t’u ndarë nga burri.
Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me sëpatë, bashkëshorten dhe mikun e saj.