Të paktën 44 vdekur dhe mbi 150 të plagosur, rreth njezët prej tyre në gjendje të rëndë, është numri i një aksidenti që ndodhi pas mesantës në turmën e një feste fetare të mbushur me hebrenj ultra-ortodoksë në malin Meron, në Galile.
Në një postim të botuar në Twitter, dhoma e urgjencës Magen David Adom specifikoi se shkaku i aksidentit ishte një “shkelje” e njerëzve që po merrnin pjesë në tubimin fetar.
Disa momente pak para katastrofës në festivalin fetar të Izraelit tregohet një turmë e madhe prej 100,000 banorësh që vallëzojnë pak para goditjes që vrau të paktën 44 hebrenj ortodoksë, në ngjarjen e parë të madhe që nga fundi i kufizimeve prej Covid 19.