Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën, kur i riu ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.”, njofton policia.

/abcnews.al