Një 16-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohet që mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin.

Policia ka raportuar se i mituri shyhej nga babai i tij për përdorimin e armëve të zjarrit, ndërkohë që janë sekustruar armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Po punohet për kapjen dhe arrestimin e babait, shtetasit O. Sh., 52 vjeç.

Tiranë

Angazhim maksimal nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për zbatimin me përkushtim dhe profesionalizëm, të masave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla dhe në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Around”.

Dyshohet se mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin, dhe se shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri, procedohet penalisht një i mitur 16 vjeç. Punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij.

Sekuestrohen 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas sigurimit të informacionit se një 16-vjeçar, dyshohej që mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Around”.

Gjatë këtij operacioni u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, si dhe punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij, shtetasit O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.