Është shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ish-kryeministri ka kërkuar heqjen e masës së arrestit.

Ndërkohë mësohet se seanca e radhës do të mbahet në 08 mars 2024.

Ish-kryeministri akuzohet nga SPAK për korrupsion në lidhje me dosjen për ish-kompleksin Partizani.

Berisha po mbahet “në arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave.

/abcnews.al/