Në seancën ndaj Fatmir Mediut për shpërthimin e “Gërdecit”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kthyer përgjigje Gjykatës se Posaçme ku kërkojnë pyetje të tjera shtesë dhe informacion mbi statusin penal të personave që kërkohet të merren në pyetje.
SPAK ka kërkuar të merren në pyetje shtetas amerikanë, mes të cilëve Patrick Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane SAC.Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes , Fatmir Mediu, jashtë ambienteve të SPAK u ka bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.
Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes , Fatmir Mediu, jashtë ambienteve të SPAK u ka bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.