Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frosinone të Italisë, ku dy banda shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën në një lokal.

Kjo përplasje ka agravuar me të shtëna me armë zjarri, ku i vrarë ka mbetur 27-vjeçari Kasem Kasmi.

Së fundmi, është publikuar nga mediat italiane momenti i vrasjes. Në video shihet se si autori ka qëlluar me 10 plumba viktimën pranë një restoranti, ku ndodheshin të paktën 50 konsumatorë.

Autoritetet italiane kanë arrestuar Mikea Zekën, 23 vjeç, ndërkohë që në kërkim janë 3 bashkëpunëtorët e tij.