Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e së hënës në qendër të qytetit. 18 vjeçari Florian Muka, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë 19 vjeçarin Grei Bihuci, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Jakov Xoxa”.
Policia njofton se i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes të rinjve. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisarit autorin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al