Katër persona kanë humbur jetën, pasi një makinë që kishte marrë pjesë në garë në Hungari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me spektatorët.
Autoritetet njoftuan se si pasojë e përplasjes janë plagosur edhe disa persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Policia njoftoi se ende nuk dihet pse makina, që ka marrë pjesë në garën dy-ditore në veri të Hungarisë, ka dalë prej rrugës.
Përplasja ka ndodhur mes qytezave Labatlan dhe Bajot në qarkun verior Komarom Esztergom, e cila ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
Shumë ambulanca dhe helikopterë me ekipe shpëtimi janë parë në skenën e incidentit dhe garat janë ndalur menjëherë.
Top Channel