Dy oficerë të policisë kufitare bullgare, janë arrestuar pasi morën ryshfet prej 150 eurosh nga 2 shqiptarë në pikën kufitare të “Gyueshevo” në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Mediat vendase shkruajnë se për rastin, janë ndaluar edhe 2 shtetasit shqiptarë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës (23 mars) kur shqiptarët kërkuan që një person me inicialet S.L, të largohej nga Bullgaria pa u sanksionuar për tejkalimin e afatit të vizës në vend.
Ryshfeti i ofruar nga shqiptarët u pranua oficerët e policisë kufitare, të cilët për pasojë u arrestuan dhe po hetohen për shkelje të tjera që mund të kenë kryer.