Nga Erion Murataj
Edhe dielli perëndon, sidomos kur ka “marrëveshje”!😉
Po, edhe dielli burimi i jetës i shpresës perëndon.
E duke qenë se nuk na vjedh , nuk na vret e nuk na ç’nderon jemi të lumtur që rilind sërisht.
Secili sipas optikës, botëkuptimit, moralit dhe nevojës gjykon si “diej” më shumë se atë realin zvarranikët e mocalit të turpit 33 vjecar.
Rëndësi ka them unë që mos shohim si “diell” zvarranikët që u bëjnë hije atyre që s’kan as nder, as mend e as moral.
Të na vij keq që çdo perëndim i diellit të vetëm që na ngroh ndriçon e mundëson jetën shkoi e një herë duke na lënë një shoqëri në bjerrje morale dhe ekonomike.
Shkoj e një ditë ku jemi më të vjedhur, tallur , abuzuar e ç’nderuar për gjithë sakrificat që për mijra vjet i janë falur e hidhëruar çdo perëndimi të diellit të vërtet të jetës të parët tanë .
Të na vij keq për zvarranikët që u besojnë të singjashmëve të tyre që i shohin si “diellin” e vetëm nga ku mund të përfitojnë kotheren e çnderuar e të pështirë të mbijetesës e që qajnë, çirren dhe lëpihen ndër dekada për “diejt” që u bëjn hije të ardhmes së shoqërisë.
E kur “diejt” zvarranik bëjn marrveshje bie fjala si ajo Berisha – Rama mos qajnë se bien disa “diej” apo satelitë zvarranik që u bënin hije duke u thënë “MJAFT” dikur.
Unë them se ka një diell të jetës të cilin duhet ta shijojmë sa herë perëndon duke u lutur ta shohim të RILIND sërisht.
Pjesa tjetër është familje, shoqëri , moral dhe punë .
E padyshim nder dhe djersë.