Abuzimi fizik i Brad Pitt ndaj Angelia Jolie ka nisur para incidentit të famshëm në avion të 2016-ës, shkruhet në dokumentet e siguruara nga Page Six, ku tregohet mbi hapat e radhës që ka marrë skuadra ligjore e aktores, për të provuar në gjykatë, se Brad Pitt i ka kërkuar ish-bashkëshortes të firmosë një kontratë heshtjeje për këtë çështje dhe vetëm ashtu Jolie kishte lejen e Pitt për të shitur pjesën e saj të pronës “Chateau Miraval”.

Avokatët kanë deklaruar se Pitt e ka bërë këtë kërkesë kur në 2021-shin u zbulua se aktorja kishte dorëzuar në gjykatë një dosje të detajuar me mesazhe, emaile dhe dëshmi të familjarëve, për abuzimin që Pitt i ka bërë, në përpjekje për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Gjithashtu theksohet në dosjet e dërguara se incidenti në avion, ishte hera e parë që Pitt goditi fëmijët, duke e detyruar Jolie që të kërkonte divorcin menjëherë.

Aktori i njohur, zbulohet të ketë tentuar të blejë pjesën e Jolie në pronën e përbashkët, por është tërhequr nga frika se ish-bashkëshortja do të publikonte dokumentat e abuzimit, të cilat aktualisht janë në gjykatë.

“Gjithë veprimet e Pitt që u finalizuan nga hedhja në gjyq për pronën janë një përpjekje e tij për të fshehur të vërtetën e abuzimit ndaj familjes”, deklarojnë avokatët e Jolie.

Dyshja u martuan në vitin 2014-të dhe u bërë prindër të 6-të fëmijëve, për t’u ndarë në shtator të 2016-ës, pas një divorci të bujshëm.

/abcnews.al