Skuadra e Elbasanit është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht kampion i Kategorisë së Parë.Këtë gjë e arritën falë triumfit 5-0 përballë Tomorit brenda në “Elbasan Arena”, edhe pasi Bylisi nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 me Vorën. Një arritje e madhe për të besuarit e Nevil Dedes, që përveç se kanë garantuar ngjitjen në Superiore pas kaq shumë vitesh, mund të paraqiten me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë.
Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me Klament.