Gjatë ditës së sotme Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka bërë publike dëmin ekologjik që po i shkaktohet qytetit të Elbasanit nga mos vënia nv punë e inceneratorit prej më shumë se një viti!

Ajo që bie në sy është se asnjëri nga anëtarët e këshillit apo përfaqësuesit vendor të opozitës nuk ka bërë asnjë regim për të kërkuar llogari për këtë situatë e cila konsiderohet si bombë ekologjike.

Edhe pse janë votuar nga qytetarët e Elbasanit për të ngritur zërin si përfaqësues të tyre,  kjo qartazi nuk ka ndodhur! Shpesh herë opozita e Elbasanit është fshehur pas heshtjes duke aprovuar edhe vendime të cilat jo rrallëherë mund të prekin interesat e qytetarëve si në rastin në fjalë.

Teksa qindra jetë , përfshirë edhe ato të punonjësve të landfillit po rrezikohen si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes kjo gje nuk i bën përshtypje as opozitës së Elbasanit e nga ana tjetër as pushtetarëve vendor të cilët në fund të ditës thithin të njëjtin ajër të pistë por që duket se janw të gatshwm të “vdesin” në heshtje së bashku me “shokët” opozitarë!