Këshilli bashkiak i Elbasanit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës ditën e sotme, një mbledhje e cila kaloi jo me pak debate. Përplasjet e forta mes antarëve të këshillit filluan që me diskutimin e pikës së përë të rendit të ditës për të mos u dakordësuar dhe më tej për të mos e kaluar për miratim dhënien me qira të ish konviktit pranë shkollës Onufri ndërmarrjes së UKE e cila e kërkon shfrytëzimin pa pagesë . Antar ii këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj ishte ndër të parët që e kundërshoi miratimin e kësaj pike për shkak të propozimit të bërë nga UKE për të mos e paguar ketë shërbim dhe për të rritur tarifat e ujit
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për planet e përgjithshme vendore nëse do të abrogohen apo jo PDV-të e vitit 2006.