Kardiologu Giorgio Galanti është dënuar me një vit burg për vdekjen e futbollistit italian Davide Astori në vitin 2018.
Astori vdiq si pasojë e një ataku kardiak, por rezulton se vdekja e tij mund të ishte shmangur.
Pikërisht kardiologu i cili akuzohet sot për vrasje, nuk ka vënë në pah disa anomali të Astorit gjatë testit të stresit.
Në fakt për vdekjen e Astorit janë nën hetim dy mjekë, teksa humbja e tij e parakohshme 3 vite më parë tronditi futbollin italian.
(BalkanWeb)