Këshilli bashkiak i Elbasanit ka dështuar të çoj në fund mbledhjen e rradhës pasi këshilltarët e PSD, PD dhe të BF janë larguar nga salla ku po zhvillohej mbledhja.Shkak për dështimin e mbledhjes së sotme është bërë propozimi në rend dite për të rritur tarifat e ujit të pijshëm. Ky propozim veçse nuk është pranuar nga këshilltarët  dhe çoi në dëbate të forta edhe gjatë diskutimit.

Pavarësisht se nuk pati votat e opozitës , këshilltarët e PS vendosën miratimin e rritjes së tarifave të ujit të pijshëm edhe pse gjatë momentit të votimit në sallë nuk ishin të pranishëm të gjithë antarët e PS sic duket në këto pamje.

Sipas vendimit të këshilltarëve socialist familjet elbasanase do paguajnë rreth 40%  më shumë për ujin e pijshëm. Kujtojmë se INSTAT e ka renditur Elbasanin si një nga qytetet me të ardhurat më të ulta për frymë dhe kjo rritje do të rëndojë më shumë xhepat e elbasanasve.