Nisi sot, nga Porti i Durrësit, stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në fjalën e saj të rastit në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ‘Defender Europe 21’ falënderoi autoritetet shqiptare për mikpritjen që kanë treguar ndaj ushtrisë amerikane.
Kim tha se Shqipëria e ka treguar gjithnjë mikpritjen, gatishmërinë dhe mirënjohjen. Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.
“Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Stërvitja aftëson që Shqipëria të presë forcat ushtarake. Përgëzojmë Shqipërinë për mbështetjen. Nuk keni hezituar kurrë të ofroni trupat dhe aleatët tuaj. Na e keni treguar gjithnjë potencialin tuaj. Jemi mirënjohës për mikpritjen tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike, por ky operacion zhvillohet sot në Portin e Durrësit. Kjo tregon aftësinë e SHBA për të dërguar trupa ushtarake në vendin ku duhet dhe në kohën e duhur. Disa muaj më parë isha për vizitë në këtë port dhe s’kishte shenja që do të niste një stërvitje e këtyre përmasave. Kjo është një stërvitje historike, fillimi i gjërave më të mëdha që do të vijnë”, tha Kim.
Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.
Top Channel