KQZ vendosi që votat do të numërohen në sallën e këshillit bashkiak të Himarës pas përfundimit të zgjedhjeve për kryebashkiak që pritet të zhvillohen më 4 gusht.
Sipas KQZ do të prodhohen 2% më shumë fletë se sa numri i votuesve, pra 23.535 fletë votimi.
Numri i votuesve në Himarë është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit 36.
Numri i fletëve të votimit do të jetë numri i zgjedhësve shtuar 2%, 23.535 fletë votimi.
Top Channel