Ministri Arbian Mazniku është paraqitur këtë paradite në SPAK, ku qëndroi për rreth dy orë.
Lajmi u konfirmua nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ai tha për mediat se ishte thirrur si person në dijeni për një çështje, por nuk specifikoi se për çfarë bëhej fjalë.
Mazniku prej pak kohësh mban rolin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ndërsa më herët ka qenë nënkryetar i bashkisë së Tiranës.