Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët ditën e sotme (8 gusht)në afërsi të lagjes Boje të Krujës.

Sipas burimeve, janë rreth 50 vatra aktive, ndërsa dyshohet  të jetë i qëllimshëm.

Flakët të cilat po favorizohen nga era, deri më tani kanë djegur rreth 10 hektarë pyje.

Për shuarjen e flakëve është kërkuar ndihmë nga ajri, pasi terreni është i vështirë.