Prej më shumë se një muaji banorët e lagjes “Syrja Dylgjeri” janë duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse temperaturat janë shumë të larta dhe uji i pijshëm është jetik këta banorë denoncojnë se nuk e marrin këtë shërbim prëj shumë javësh  duke hasur në vështirësi për plotësimin e nevojave të tyre.

Denoncimi i qytetarëve:

“Pershendetje, ne rrugen e re te trenit me sakte lagja Syrja Dylgjeri ne te gjitha pallatet nga kati i tret deri ne kat te 5 mungon uji mbi 40 dite, shkak punimet dhe nderrimet e tubave qe kane bere.

Mir rruget i kan bere skandal por me kryesorja nuk kemi uje!

I kemi marre 1000 here ne telefon u kemi shkuar neper zyra por me kot asnje zgjidhje. Sekretaria te thot inxhinieret tane jane me pushime per 2/3 jave nuk jane ne terren, skandal!

Nuk po gjejme dot zgjidhje viti 2024 mos te kesh uje ne shtepi  prej me shume se 1 muaj.”