Mbi 120 mijë udhëtarë kanë udhëtuar nëpërmjet portit të Durrësit gjatë gjysmës së parë të muajit gusht, rreth 80 mijë prej të cilëve kanë hyrë në vendin tonë. Ky pritet të jetë piku i fluksit për shkak se numri i atyre që hyjnë është pothuajse i njëjtë me ata në dalje.
Një ditë më parë mbërritën në port 2500 udhëtarë dhe u larguan pas pushimeve në Shqipëri 5800 të tjerë.
Vetëm me 3 tragete, sot, mbërritën 1 840 persona dhe 575 automjete, ndërsa priten edhe dy tragete të tjerë këtë të shtunë.
Të dhënat portuale tregojnë se hyrje-daljet e udhëtarëve këtë muaj kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Pavarësisht, çmimeve të kripura që ofron udhëtimi me traget, pasagjerët “tradicionalë” vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik kësaj forme transporti.