DURRËS– Një 31-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në lokalet e natës është vënë në pranga. Policia thekson se i arrestuari është Shkëlqim Hasa. Po ashtu u sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe automjeti me të cilin ky shtetas i shpërndante ato.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës./ abcnews.al