Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara në Kuvend më 26 korrik.
Kodi i ri u miratua me votat e Partisë Socialiste dhe ato të deputetëve të PD, ndërsa ndryshohej formula e listave për deputetë.
Tashmë përcaktohet që 1/3 e kandidatëve do të përcaktohet nga partitë përkatëse.
Në padi specifikohet se deputetët duhet të vendosen nga qytetarët, jo partitë, ndërsa ka kërkuar lista të hapura.