Nga Erion Murataj

Në Elbasan ka patur një traditë, atë të gjyqit pas orës 20:00 .
Në çdo rast e kanë pas bërë burrat. (Kujtojeni deri në fund këtë fjali).
Elbasani deri në vitet 60 me shumë prepotencë e fanatizëm ka ruajtur pastërtinë e rracës në pushtet.
Askush nuk cicëronte dot veç kastës.
Industrializimi e trazoi goxha jetën politike por asesi në nivel drejtimi.


U deshën vite që kjo të zbutej por kurrsesi të shuhej deri sa pinjolli i fundit i kastës Qazim Sejdini të bënte hapin drejt hapjes si Ramizi në vakt.
Të kuptohemi s’kanë lidhje me njeri-tjetrin në optiken time pasi Ramizi ishte i paburrë.
Në çdo rast në epokën e fundit të drejtimit të kastës kishte vija të kuqe dhe pse e sforcuar burrëria e gjyqi pas orës 20:00 qëndroi si gijotinë mbi kokat e ne “katnarëve” (i tillë quheshe edhe po ta kishe shtepinë poshtë kalit të Skënderbeut).
Shumëkush e quante asokohe rracizëm, me të drejtë, e shpresoj se me hapjen e Lalës një jetë e re do të lindte gërmadhash.
Prova ishte si ajo e Saliut me Lulin me dallimin se Lulit të Elbasanit nuk i ra fati i nongratës por bingoja e Shën Pjetrit.Shumë besuan tek Luli i Elbasanit i cili po ashtu premtoi, e më pas me thikën e mprehur mendoi të pastronte gjyqtarët e orës 20:00 për ti zëvendësuar me konkubina reaguse që u dridhet “lafsha e gushës” që kane lënë në sallat e operacioneve plastike.


As me pak e as më shumë se të gjithë valltarët, mjaftistët bijt e bijat e atyre që i lëpinë ish kastës atë që s’thuhet papritur iu duk vetja ELBASANLLINJ nga ‘katnar që ishin.
Por!
Gjyqi do burra, qofsh elbasanlli apo katnar.
E në çdo rast konkubinat jo vetëm që nuk janë por kanë tredhur e ATA që i ka lindur nëna meshkuj dhe që veç gjinisë në dokumenta asgjë tjetër nuk i lidh me burrërinë.
Nën petkun e të resë me zanatin e vjetër të llazores sot këta kanë filluar të luftojnë një model ndryshe.
Pjesa dërrmuese e folesë së llazoreve që u duket vetja gjyqtare po brohorasin në kor vdekje burrërisë.
Po burrërisë, asaj që se kanë as në gjak as në dinjitet e as në krevat.


Po burrërisë asaj që lypin tek fatkeqët që i kanë damkosur për interesat e tyre me emrin bandë e të cilëve u fusin me finesë lavireje pas shpine thikën për interesat e orgjisë së re që kanë nisur mes vetes.Burrërisë, asaj që lypin e për tu shfryrë kur u foken veglat plastike që shkojnë i blejnë në Vienë apo porosisin shoqe pas shoqe online.

Po, burrërisë që e kërkojnë veç si llazore por jo për të gjykuar.
Bëjani!Sado të keni bërë pas vetes, Elbasani është më i madh se orgjia juaj.
Në mos elbasanlli më mirë katnar, por burrë sesa llazore apo i tredhur me llastik në dorë.Sa për  modelin, merreni një leksion falas.


Sa më shumë ti bëni luftën burrërisë që iu mungon, aq më shumë fanse llazore do të ketë ajo.

Ardit Murataj