Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Gjeorgjinë në përballjen e dytë, të këtij edicion, të Nations League, ku pas fitores ndaj Ukrainës do të kërkojnë një tjetër sukses të madh.

Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho duket të mos ketë ndërruar asgjë nga nga titullarët e sfidës së kaluar, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Laçi e Bajrami vendosen pas “bomberit” të vetëm, Rey Manaj.

Në krahun tjetër, tekniku Willy Sagnol i ka besuar sërish “yjeve” të tij, me portën që mbrohet nga i përhershmi Mamardashvili, ndërsa në sulm janë Kvaratskhelia e Mikautadze. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: