Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzen ish-kryebashkiakut te Himarës Jorgo Goro e tre ish-zyrtarëve të lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit. Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, e prej marsit 2024 ndodhet në burg pasi GJKKO me kërkesë të SPAK caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij.
Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.
Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaccin.
Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.
Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.
Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.
Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestrooi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.
Lajmi ne perditesim…