Këtë vit këngëtarja shqiptare që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’ së bashku me Ardit Gjebrean do të jetë Marsela Çibukaj.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë moderatori në rrjetin e tij social ‘instagram’. Ai ka postuar një foto me këngëtaren e famshme me mbishkrimin “Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibukaj, mbi të gjitha artiste!
Këngëtarja e ka shpërndarë postimin në profilin e saj dhe ka shkruajtur: Një ëndërr që realizohet! Një privilegj dhe një emocion unik. Do të jetë vërtetë plot magji për mua kjo kënga magjike 2021 ka shkruar ajo.