Policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, të dyshuar se plagosën me mjet prerës një 42-vjeccar pranë QSUT, në Tiranë.

Bëhet fjalë për Gëzim Ilir Gashin 33-vjecc dhe Viserjon Metukun 30 vjecc, të dy banues në Tiranë. I plagosuri Gentjan Sopoita ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti ka nisur për pazare droge.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisw.

Top Channel