Një pallat 19 katësh në Londër, është përfshirë nga zjarri. Sipas mediave të huaja, zjarrfikëset janë lajmëruar nga vetë banorët e rezidencës luksoze, me anë të mesazheve në rrjete sociale.

Për të shuar flakët, u angazhuan 125 zjarrfikës dhe 20 automjete, të cilat, kanë mundur të neutralizojnë zjarrin, vetëm pas orësh të tëra lufte me ta. Sipas raportimeve 2 burra janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë marrë plagë të lehta në trup, ndërsa 38 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë, janë dërguar në spital pasi asfiksuar nga tymi i madh.

Zjarri në ndërtesë është vënë në kontroll gjatë orëve të drekës, ndërsa vetëm tanimë banorët janë lejuar të kthehen në apartamentet e tyre. Sipas raportimeve, 22% e fasadës së pallatit gjigant ka dalë jashtë funksionin, ndërsa nuk ka panik për një shembje të mundshme të saj.

“Isha në tryezën e dhomës së gjumit, ku pashë shtëllunga të mëdha tymi, dikush bërtiti me të madhe. Në atë moment nuk mendova asgjë tjetër, mora fëmijët, bashkëshorten dhe u largua me shpejtësi jashtë”, u shpreh Norman një dëshmitar.

Daily